Kryefjala Logo

Histori e vërtetë: Me blerje pronash pastronin paratë

26 Maj, 2022 | 5:03 pm

Në qytetin e Parmës Itali,kanë rënë në duart e autoriteteve tetë nënshtetas Shqiptar pas një hetimi disavjeçar që zbuloi rrjetin e trafikut dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Kanë qënë vetë autoritetet Italiane që bëjnë me dije se mes të ndaluarve është edhe një shtetas Italian.
U zbulua se Shqiptarët tregtonin lëndë jo të ligjshme dhe numëronin rreth 400 klientë me një fitim afro 1 milionë euro në vit.

Gjatë aksionit,autoritetet Italiane kanë gjetur edhe 400 mijë euro.
Prokuroria është shprehur se nga shumat e mëdha të parave që Shqiptarët fitonin nga lëndët e paligjshme,planifikonin ti pastronin nëpërmjet blerjes së pronave të patundshme në shtetin Shqiptar.

Të ngjashme