Gruaja e Adriatik Llallës bën me gishtin e mesit gazetarët e pranishëm jasht shtëpisë së ish-kryeprokurorit të arratisur

Pak perpara se policia te kryente procedurat e kontrollit ne shtepine e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla , gruaja e ketij të fundit është shfaqur duke zbritur nga makina e duke u futur për në banesë.

E shoqëruar nga fëmija i vogël dhe një person tjetër, pasi ka parë kamerat e televizioneve ajo ka ofenduar me gishtin e mesit gazetarët e pranishëm duke e përsëritur 2 herë këtë gjest.

Edhe pse tashmë është konfirmuar arratisja e Lallës, Policia e Shtetit kreu proçedurat e zbatimit të vendimit të gjykatës duke trokitur në portën e shtëpise së Adriatik Llallës por askush nuk i është përgjigjur. Efektivët pas disa përpjekjesh hyne ne banese duke dale “duarboshe”.

Previous articleMallrat e akcizës, importet në sasi thyejnë rekordet historike në 8 mujor!
Next articleAda turpëron Edin me dhuratën surprizë që ia jep në emision