Kryefjala Logo

Gjykata merr vendim mbi dënimin e ish-Kryeprokurorit, avokati Adritatik Llallës: “ndodhet i shtruar në spital”

22 Shtator, 2021 | 12:47 pm

Këtë të mërkurë në orën 13:00 pritet të shpallë vendimin ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi ndaj ish kryeprokurorit do jepet nga nje trupë kryesuese e përberë nga 3 anëtarë, ku kryesuese është gjyqtarja Nertina Kosova dhe anetarët Milana Muça dhe Dhimitër Lara.

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli sot vendimin pwr ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nw njw proces kur javwn e kaluar avokati i kwtij tw fundit u shpreh para gjykatws se klienti i tij ndodhej I shtruar nw spital pasi vuan nga njw swmundje e pashwrueshme.

Edhe pse avoktati mbrojtws paraqiti prova të reja, gjykata nuk pranoi marrjen si provë raportin mjeko-ligjor të Llallës dhe faturat për shërbimet spitalore në SHBA që janë paguar nga një shtetas amerikan. Për këto, Hazizaj e cilësoi procesin të stisur dhe të paragjykuar për klinetin e tij. APELI I GJKKO-së, rrëzoi kërkesat e mbrojtjes dhe vendosi që vendimi të jepet më 22 shtator, pra ditën e sotme.

Ish kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kunder korrupsionit dhe krimit të Organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

Sipas arsyetimit të vendimit të dhënë nga gjyqtarja Daniela Shirka, Llalla ka blerë siperfaqe toke me vlerë më të ulët se ajo e tregut dhe më pas duke i rivlersuar ka rritur disa herë çmimin e tyre për këtë arsye GJKKO vendosi konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të 3 sipërfaqe tokë me rreth 20000 metra katror dhe një apartamentj 67 metra katror në Durrës për të cilat nuk justifikohen burime të ligjshme.

Të ngjashme