Kryefjala Logo

Flet Kozaku pasi u lirua nga pengmarrësit: “Ishin 20 veta, i binda me fjalë të më lironin sepse unë jam psikolog…”

24 Shtator, 2021 | 10:00 am

Pas pengmarrjes së Kozak Braci, e cila u transmetua live në Instagramin e tij , I gjithë rrjeti u pushtua me këtë lajm. Gjatë orëve të para së të premtes së sotme, Kozaku reagoi për të gjithë ngjarjen në Instagramin e tij duke shpjeguar sesi e kishin kapur peng dhe mënyrën sesi shpëtoi.

Ai ka hapur live duke dëgjuar këngë rap, duke nisur me detajet. Kozaku shprehet se ka qenë në taksi në momentin e pengmarrjes. Sipas tij, atë e kanë rrethuar 3 makina me 20 persona të cilët kanë përplasur taksinë. Më pas nën kërcënimin e thikës dhe armës së zjarrit është futur në një makinë të zezë tip Golf 5.

“Më liruan se un i binda me fjalë , ropt unë jam psikolog , të kem dhe armën në kokë i bind njerzit” – është shprehur Kozaku. Ndër të tjera ai thotë se është liruar diku në një pyll ku është marrë nga vëllai i Fabio Dushkut.

Të ngjashme