Kryefjala Logo

Flasin miqtë e Aldi Rames: Ja si reaguam kur filluan krismat

29 Shtator, 2021 | 9:33 pm

Ndonëse ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej datës 6 maj të këtij viti, Aldi Rama ka dalë çdo ditë nga shtëpia.

Kështu kanë deklaruar në polici dy shokët e tij të fëmijërisë Armando Marku dhe Kristian Sheri të cilët një ditë më parë ishin në një makinë me Ramën, kur ky i fundit qëlloi duke i marrë jetën nënkomisarit Saimir Hoxha.

Abc News raporton se kanë qenë dy shokët e autorit ata që përmes deklarimeve të tyre kanë ndihmuar policinë për të bërë identifikimin e tij gjatë orëve të ndjekjes ditën e djeshme në Lezhë.

Ata kanë deklaruar se në momentin kur kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri janë shtrirë direkt në tokë, pasi kanë menduar se policia ka qëlluar me armë për të neutralizuar Aldi Ramën i cili nuk ka pranuar të dalë nga makina për t’iu nënshtruar kontrollit.

I riu dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një cigare hashash.

Ndërkohë nga Lezha, gazetari Gjergj Figuri ka zbardhur detaje të tjera nga aksioni i policisë për të neutralizuar autorin.

Sipas tij në dy raste Rama ka qëlluar në drejtim të policisë. Në rrethana të tilla policia është tërhequr disa herë për të ruajtur sigurinë. Më pas në zonë dyshohet se janë dëgjuar disa shpërthime dhe këto mendohet të kenë qenë manovra të bluve për të trembur autorin dhe për ta shtyrë atë të lëvizë nga vendi ku ishte fshehur.

Ndërsa dy efektivët që kanë qenë bashkë me Saimir Hoxhën në operacionin për kultivimin e lëndëve narkotike, kanë deklaruar se kishin shkuar në atë zonë pas informacioneve që kishin marrë.

Të ngjashme