Aktualitet
Fjala më e kërkuar në Google nga shqiptarët është SPAK
31 Dhjetor, 2024 | 10:02 am
Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka publikuar të dhënat e kërkimeve në Google gjatë këtij viti, në bazë të qyteteve.
Ai është shprehur se fjala më e kërkuar gjatë këtij viti është SPAK. Ai ka treguar madje se qyteti që ka kërkuar më pak për Edi Ramën është Berati, ndërsa Sali Berishën e kanë kërkuar më pak Vlora, ndërsa Gjirokastra duket se nuk është e interesuar për Prokurorinë e Posaçme, pasi është shumë pak e kërkuar fjala SPAK në këtë qytet.
“Një nga lajmet më interesante për këtë vit është se një nga fjalët më të kërkuara për 2024 është SPAK. E kam vendosur në metodën krahasimore edhe SPAK bashkë me Edi Ramën Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Kryeson Kukësi. 92% në Tiranë kanë kërkuar të paktën njëherë për SPAK-un, i treti është Elbasani, më pas vjen Shkodra dhe i pesti është Durrës.
Qyteti që ka më pak kërkime për Edi Ramën është Berit, më pak kërkime për Metën ka Vlora, më pak për SPAK ka Gjirokastrën dhe qyteti që ka kërkuar Berishën më pak është Vlora”-u shpreh eksperti i IT në “Top Story”.