Kryefjala Logo

Familjet shqiptare nuk “zënë qetësi”. Bilanc tragjik i grave të vrara gjatë këtyre muajve të fundit

19 Shtator, 2021 | 10:19 am

Vrasjet në familje dhe sidomos rastet kur burrat ekzekutojnë gratë, janë bërë krime “të zakonshme” për raportimin e mediave dhe në sytë e opinionit publik. Jo pak herë këto vrasje tragjike kanë qënë të paralajmëruara më parë, kur gjykatat kanë dhënë “urdhër mbrojte” per vajzat dhe gratë e dhunuara dhe këto të fundit gjithsesi nuk i kanë shpëtuar vdekjes nga duart e burrave të tyre.

Dy rastet e fundit të krimit në familje prodhuan 3 viktima, mes tyre 2 femra dhe 1 mashkull. 1 javë më pare në Fier, Elton Metaj I cili sapo kishte dalë nga burgu vrau ish gruan e tij, kurse mbrëmë në Divjakë burri vrau gruan më pas dhe veten. Nuk ka muaj ku mos të rregjistrohen ngjarje të tilla kriminale duke pasur parasysh që Shqipëria mbahet si një vend me popullsi të ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës.

Jo më pak se 7 gra janë vrarë vetëm muajt e fundit në Shqipëri duke filluar që nga muaji mars kur Irvana Hyka, e cila ishte 6 javëshe shtatzënë, u godit për vdekje nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj. Autori më pas kreu vetvrasje.

 

Në 10 prill ndodhi dhe ngjarja më e rëndë për nga metodja e vrasjes,. Bilbil Shirja dogji të gjallë në makinë bashkëshhorten e tij Fëllënza Shirja, për shkak të xhelozisë. Edhe ky autor gjithashtu pas krimi u vetvra.

 

6 maj të këtij viti në Elbasan, 54 vjeçarja Luljeta Buzo vritej kallashnikovi nga bashkëshorti Koço Buzo. Ngjarja ndodhi jashtë derës së Gjykatës, por edhe pse Luljeta ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, kjo nuk e pengoi bashkëshortin e saj të kryente krimin e rëndë.

 

Në Librazhd do të shënohej viktima e radhës, ku Qemal Bici vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Menderie Bici. Ngjarja ndodhi në 7 qershor, ku pas një sherri, burri mori sëpatën dhe vrau të shoqen, teksa më herët ai isht akuzuar nga bashkëshortja për dhunë në familje.

 

Në datën 5 korrik do të ndodhte krimi i radhës në familje, pasi në Fushë Krujë do të vritej me thikë Klarita Ismalaja, e cila u ekzekutua në një makinë nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaja.

Të ngjashme