Kryefjala Logo

Erëra të forta, shi dhe shtrëngata. Ja se cfarë na sjell moti këtë javë

4 Tetor, 2021 | 11:33 am

Shërbimi Meteorologjik ushtarak njofton se sapo ka nisur një javë me diell por që nuk do të vijojë e tillë. Parashikohet  të jetë me të gjitha karakteristikat e vjeshtës.

Deri pasditen e së martës moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë vendin. Më tej vranësirat do të vijnë në dendësim, për tu pasuar nga reshjet e shiut të cilat mëngjesin e së mërkurës do të prekin bregdetin, ndërsa në mbrëmje në pjesën më të madhe të vendit. Ditën e enjte në të gjithë vendin reshjet do të jenë të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën jugore e atë bregdetare. Hera herës do të ketë rrebeshe shiu me rrufe. Ditën e premte intensiteti i reshjeve parashikohet i ulët e kryesisht në pjesën lindore të vendit.

Këto situata do të pasohen nga erë me drejtim juglindje-verilindje mesatare dhe hera herës e vrullshme në ditët me reshje gje që do të sjellë shtim të dallgëzimit në dete.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet e veta si më poshtë.

Ju urojmë një javë të mbarë!

Të ngjashme