Endri Shabani rrëfen bisedën e fundit me poetin dhe filozofin Kristaq Traja para se të ndërronte jetë: “Unë do iki shpejt…”

Gjatë ditës së djeshme ndërroi jetën konstitucionalisti, poeti, filozofi dhe juristi më i shquar i viteve pas komunizmit në Shqipëri, Kritaq Traja. Aktivisti Endri Shabani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit për Nismën Thurje, ka rrëfyer një nga momentet e fundit të Trajës ku mes të bisedave të ndryshme u përmend dhe vdekja.

“Ishte nje nga ato netet e gjata ku pihej vere, dhe flitej per filozofi e letersi. Sapo kishim marre kopjen e pare te tri veprave te Sheksprit, qe Kristaqi kishte perkthyer ne shqip.

Ne nje moment biseda shkoi tek vdekja, dhe krejt papritur Kristaqi me thote me ze te ulet, a thua se po me tregonte ndonje sekret: “une e di qe do iki shpejt”.

Nuk ishte shqetesim. Nuk ishte as frike. Ishte thjesht pranim i tragjizmit te ekzistences njerezore. Kristaqi e kishte pranuar se jeta eshte e shkurter.

Prandaj e jetoi jeten me kthjelltesine e nje filozofi, dhe me pasionin e nje poeti. Kishte zhvleresimin e nje filozofi per ambicjen njerezore, dhe shperfilljen e nje poeti per pasurine materiale. Sepse Kristaqi ishte filozof dhe poet. Ne fakt me i miri qe kane patur keto ane.

Lamtumire profesor. Do me mungosh!”

Previous articleKontrolle të shumta policore në Lezhë. Arrestohet një 22 vjeçar dhe një 52 vjeçare për vepra të ndryshme penale
Next articleTragjike në Spitalin e Infektivit – Gruaja 4 muajshe shtatzënë ndërron jetë si pasojë e Covid-19