Kryefjala Logo

Elton Bengaj e tradhëtonte ish-bashkëshorten e tij Sabrina Metajn, babai Eltonit: “Kjo është punë xhelozie.”

14 Shtator, 2021 | 2:17 pm

Babai i autorit të vrasjes se të premtes në 10 shtator , Elton Bengaj i cili qelloi dhe vrau ish-bashkëshorten e tij, ka kthyer përgjigje për disa informacione lidhur me djalin i tij kur përflitet se ai e tradhëtonte nusen e tij dhe se foto të këtij veprimi ekzistojnë dhe tek urdhri I mbrojtes në Polici.

 

“Unë për veten time se kam parë nëse ka ardhur foto. Thonë se djali im ka pasur histori me një tjetër. Kjo është punë xhelozie. Ai punonte se do të ushqente familjen. Sabrina ishte në shtëpi dhe më tha; do iki babi, po vjen më merr Armando. Më ka denoncuar djali? Se di fare që të më ketë denoncuar. S’më ka thirrur policia. Po, shkova dhe i thashë; ‘o djalë ule zërin se do të flemë gjumë’. Që ka ikur jashtë në Greqi, ta verifikojnë policia.”, është shprehur Bashkim Bengaj, I ati Eltonit.

 

Pasi u shpreh zoti Bengaj ka ardhur dhe përgjigja direkte nga babai i Sabrinës I cili u shpreh se:

“Gjëja e parë që dua të flas, është se si doli ky njeri që mbajti peng familjen time. Dua të di se kush është mjeku, psikologu që ka firmosur. Hera e fundit që kërkoj është që të merrem në pyetje. Ose varje ose burgim përjetë.” – ka thënë ai duke kërcëuar se në të kundërt do të bënte vetëgjyqsi.

Të ngjashme