Kryefjala Logo

E trishtë!Nënën dhe dy vajzat i zë korenti dhe ndërrojnë jetë brenda në shtëpi

28 Maj, 2022 | 8:11 pm

Një ngjarje shumë e trishtë regjistrohet në Fushë Arrëz,Pukë.
Bëhet me dije se nëna dhe dy vajzat e saj kanë ndërruar jetë pasi ranë në kontakt me korentin.

Si fillim thuhet se ka qënë njëra nga vajzat e cila duke bërë dush ka rënë në kontakt me korentin dhe ende nuk dihet nëse shkaktari ka qënë pikërisht kjo.

Të ndjerat janë: P.K-43 vjeçe,S.K-19 vjeç dhe E.K-16 vjeç.
Motra e vajzës ka vrapuar ti japë ndihmën e parë por edhe vetë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike sapo ka prekur dorezën e derës.
Nëna e dy vajzave më pas ka shkuar për ti shpëtuar por edhe ajo gjeti fundin e hidhur.

Mësohet se në shtëpi ndodhej edhe djali i familjes që ka marrë lëndime dhe ndodhet në spital por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Ka qënë një familjar që ka lajmëruar policinë dhe NewsBomb.al shkruan se policia ndodhet në vendngjarje për zbardhje të plotë të situatës.

Të ngjashme