Kryefjala Logo

Dyshja Erion Veliaj dhe Taulant Tusha.SPAK zbërthen skemën kriminale në Bashkinë e Tiranës: Kryetari me të besuarin e tij paracaktojnë tenderat.

22 Maj, 2024 | 5:48 pm

Portali Newsbomb.al ka siguruar raportin e punës vjetore të Prokurorisë së Posaçme, në të cilin sqarohet skema kriminale e përdorur në Bashkinë e Tiranës për zhvillimin e tenderave. Nga një vështrim i përgjithshëm i formave të korrupsionit të hetuara nga SPAK gjatë vitit 2023, bie në sy se subjektet kryejnë veprime të ligjshme në dukje, por të cilat si qëllim kryesor kanë përfitimin e paligjshëm.
Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike është një nga veprat penale ku shfaqet më qartë korrupsioni.
“Vihet re se, në skemën e kësaj vepre penale, kryesisht në ato fonde që lidhen me pushtetin lokal, fituesi është i paracaktuar”, thotë raporti. Përfituesi kryesisht është një person juridik, administratori i së cilit mund të jetë i afërm i një prej anëtarëve të strukturave të cilat kanë role vendimmarrës në shpalljen e fituesit, duke filluar nga Autoriteti Kontraktor, Ndërmarrja e Pasurisë Publike, Njësia e Prokurimit Publik apo Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.
“Funksionari i lartë publik, si organizator të skemës korruptive, cakton një të besuar, të cilin e ka emëruar në një post të lartë drejtues në institucionin publik që ai drejton, p.sh., në rolin e “Drejtorit të Ndërmarrjes Publike”. Ky i fundit, për aq sa e lejon kompetenca dhe funksioni, ndan detyrat, ndjek të gjitha veprimet formale dhe jo formale në emër, dhe për llogari të drejtuesit të lartë”, thotë raporti vjetor i SPAK.

SPAK zbërthen skemën kriminale në Bashkinë e Tiranës:
Skema e korrupsionit të funksionarit të lartë shtetëror sipas SPAK
Pra, Prokuroria e Posaçme vetëm sa nuk ka vënë emrat e personave që bën përgjegjës për korrupsionin në bashki, sepse me identifikimin e “Drejtorit të Ndërmarrjes Publike” dhe “Funksionarin e lartë publik” që e ka emëruar atë, automatikisht ka treguar se bëhet fjalë për Taulant Tushën dhe Erion Veliaj.

Taulant Tusha ka qenë ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike në Bashkinë e Tiranës, krahu i djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe i arrestuar prej muajsh me urdhër të SPAK, për inceneratorin fantazmë të Tiranës.

“Veprimet korruptive mund të nisin që në fazën fillestare, pra të çeljes së fondit nga autoritetet kontraktore për projektin në fjalë, dhe për të vijuar më pas me akte dhe vendime, të cilat ndiqen nga titullari i autoritetit kontraktor, qoftë në ndryshime plani dhe limiti në buxhetin e institucionit publik, apo në ndikimin e emërimeve të anëtarëve të Njësisë së Prokurimit Publik dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”, përmbyll Raporti i Prokurorisë së Posaçme.

a6c290a0 1569 4483 a92a dcbb5c5ec705

3c090db9 d087 42ec 9ba8 607fa7742465

Të ngjashme