Kryefjala Logo

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu shkarkohet. Ja cila është arsyeja

5 Tetor, 2021 | 1:34 pm

Burime te ndryshme informacioni njoftojne se Ardi Veliu, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit eshte shkarkuar nga detyra pas 3 vitesh nga emerimi.

Veliu u emërua në këtë post në shkurt të vitit 2018. Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij, ndërsa kujtojmë se vetëm një ditë më parë në qytetin e Elbasanit u ekzekutuan me armë zjarri dy persona të përfolur si njerëz të botës së krimit.

Po ashtu ditën e djeshme në Veri të Shqipërisë u rrëzua një avion i dyshuar se transportonte drogë, ndërsa dy pilotët arritën të largoheshin pa gjurmë me një fuoristradë.
Mesa duket ngjarjet e fundit kriminale si dhe vdekja e efektivit Saimit Hoxha kane rezultuar nje deshtim per Veliun.

Të ngjashme