Kryefjala Logo

Dora që fsheh është dora që vret

28 Shtator, 2021 | 4:56 pm

28 shtator 2021 dhe opinioni publik tronditet nga lajmi i kobshem se nje i ri qellon dhe vret nje efektiv te policise.

Ajo qe dukej nje dite normale pune per Saimir Hoxhen u kthye ne diten e tij te fundit,nga dora e dikujt qe fsheh,nga dora e nje te riu qe rritet duke pare superheronj dhe meson si shpetohet bota.

Aldo nuk i deshi keto,Aldo u be antagonisti i nje filmi te shemtuar ku fundi i lumtur duket larg.

Sot “i keqi” fitoi mbi superheroin duke vrare dhe zhgenjyer zemren e shume njerzve por fatkeqsisht ushqeu dhe i dha krahe nje brezi pistoletash,dhune,droge dhe paraje.

Aldo ka ne cdo cep te Shqiperise,ka Aldo qe perdhunojne,ka Aldo qe grabisin,ka Aldo qe trafikojne,Aldo qe plagosin dhe Aldo qe vrasin.

Ujku i mesoi Kesulkuqes rrugen e shkurter per tek gjyshja dhe rinia sot po kerkon me ngulm e pa nder rrugen e shkurter per tek fama dhe tek paraja.

Dora qe fsheh eshte dora qe vret.Aldo fshihte fytyren e tij pothuaj ne cdo foto qe ngarkonte ne internet dhe ne nje nder to shkruan: “Just because we do bad things, doesn’t means we are bad peoples” qe do te thote “Vetem pse ne bejme gjera te keqija nuk do te thote se ne jemi njerez te keqij”

Epo ti je nje njeri i keq i dashur Aldo,ju brez pa shkolle e pa libra jeni nje brez i keq,ju brez pa bese dhe pa nder jeni te keqij!

Ju  qe kerkoni parane pa njohur cfare eshte djersa jeni te keqij,ju qe lini femije jetim jeni te keqij!

Jeni ju brezi i shemtuar qe beni trimat ne shkolle me moshataret dhe mesuesit,nuk e doni ju dijen se kjo nuk eshte per te “fortet”,ju doni tekstet e kengeve ku promovohet dhuna dhe droga,leku i shpejte dhe femrat!

Plage e madhe kjo ne shoqeri,prindi percjell femijen ne shkolle dhe femija behet vrases.

Femija percjell babain per ne pune dhe babi nuk kthehet me.

Dora qe fsheh eshte dora qe vret dhe fatkeqsisht ende edhe sot nuk eshte shpikur akoma maska qe te mbron nga ky virus..

Ngushellime familjes se Superheroit qe sot kur u zgjua ne mengjes deshi te shpetonte edhe njehere boten..per here te fundit.

Të ngjashme