Kryefjala Logo

“Boll mor burr, boll..” , Rama replikon komentuesin: “Shqiptarëve nuk u ka munguar buka..”

6 Tetor, 2021 | 12:01 pm

Pas daljes në një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama se vendi do të përballet me një krizë të re energjitike dhe rrjedhimisht do të ketë rritje cmime në cdo sektor, reagime të shumta qytetare në rrjetin e tij social kanë ardhur duke kritikuar Kryeministrin.

“Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!”, shkruan një prej qyterarëve të shumtë të cilët kanë qenë të revoltuar.

“Leon So per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!”, replikon Rama .

Të ngjashme