Kryefjala Logo

Berisha hap fjalimin në Fier me lajmin e makinës super luksoze të Ramës, denoncuar së pari nga Kryefjala.com

21 Shtator, 2021 | 6:37 pm

Kryefjala.com në 28 korrik të këtij viti, denoncoi shifrat marramëndëse që është bërë e mundur blerja e automjetit të Kryeministrit Rama. Bëhet fjalë për mjetin e tipit “GMC Custom Luxury Vehicle” që është i prodhuar me porosi të vecantë, me një kupolë e cila mundëson një hapsirë më të madhe brenda makinës duke arritur vlerën e 500 mijë dollarëve të paguar nga buxheti i shtetit.

Ish-kryeministri Berisha vizitoi sot Fierin në kuadër të ciklit të takimeve me demokratët e vendit për të realizuar referendumin për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ku aktualisht Berisha është i përjashtuar nga lideri demokrat Lulëzim Basha.

Vlera marramëndëse e makinës së Kryeministrit Rama e denoncuar nga Kryefjala.com , bëri xhiron e rrjetit ku mesa duket ky lajm u bë pjesë hapëse e fjalimit të Berishës sot në Fier ku ai përmendi se në një kohë kur populli ynë përballet me kosto më të larta për ushqim se në gjithë Bashkimin Europian, Edi Rama “shkund” buxhetin e shtetit.

“8 vite pas qeverisjes së tij ndërkohë që kemi zbritur nga vendi në krye për rrogat dhe pensionet në Ballkan, e gjitha kjo sepse kryeministri vendit e nis mandatin e tretë me makinë luksoze 500 mijë euro” është shprehur Berisha në takim.

Shkrimi i plote i Kryefjala.com nga denoncimi per veturen luksoze te Edi Rames.

Edi Rama do të lëvizë me makinë 500 mijë dollarëshe. Shikoni nga brenda automjetin që duket si avion.

Të ngjashme