Kryefjala Logo

Babai i Sabrinës së ndjerë kërcënon në transmetim të drejtpërdrejtë krushkun : “Duhet të mbylleni brenda, jeni fajtorë”

14 Shtator, 2021 | 2:04 pm

Debate të acaruara janë transmetuar live sot në Neës 24 midis familjes së autorit dhe familjes së vajzes së vrarë nga Elton Metaj. Ish-krushqit, Partizan Bengaj dhe Bashkim Metaj kanë folur rreth ngjarjes. Zoti Bengaj është shprehur se fajtorë për vrasjen e vajzes janë e gjithë familja dhëndrit dhe se ata duhet të mbyllen brenda e të mos flasin.

I ati i vajzës është shprehur se më e mira do të ishte që ish krushqit mos të flisnin e të dilnin në televizor se djali i tyre do të futet ne burg dhe se Bashkimi ka deklaruar se armën Eltoni e kishte marrë në shtëpinë e prindërve duke implikuar dhe babain e autorit drejtpërdrejt . Ai ka vijuar me ofendime duke thënë “Kta lloj njerëz janë vrasës të familjes time që dalin në televizor këto lloj prehrash” është shprehur Partizan Bengaj.

Teksa I ati I vrasësit ka kërkuar të sqarohej me ish- vjehrrin e Eltonit, ky I fundit nuk e ka lejuar duke I thënë se nuk kanë se cfarë të sqaronin dhe se deklaratat e tyre do ti cojnë dhe ata në grup.

Të ngjashme