Kryefjala Logo

23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, kujtohet me nderim nga politikanët shqiptar

12 Shtator, 2021 | 11:06 am

12 shtatori i këtij viti shënon 23 vite nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari. Një ndër vrasjet më të bujshme të historisë së shtetit shqiptar dhe parlamentit të tij. Rrugëtimi i Hajdarit nga protestat studentore, tek diplomimi në Tiranë, më pas në Shtetet e Bashkuara, studimet në Gjermani dhe në fund aktivizimi ka qenë I shoqëruar me përplasje dinamike.

Azemi nuk është qëlluar vetëm natën e 12 shtatorit 1998, por dhe më përpara teksa duke dalë nga parlamenti ka marrë 3 pluma në trup duke I shpëtuar vdekjes, nga deputeti socialist Gafurr Mazreku.

Sot figuria e tij është kthyer një emblemë e Partisë Demokratike ku vit për vit rikujtohet dhe bëhen homazhe për të. Gjatë ditës së sotme kreu i PD, Lulëzim Basha sëbashku nme deputetët Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma, kreu homazhe te Memoriali i Hajdarit. Situata e krijuar mes Bashës dhe Berishës reflektoi në ceremoninë e homazheve teksa ky I fundit mungoi.

Pjesë nga fjala e Lulëzim Bashës

Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit.

Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë.

Gjithashtu Presidenti Ilir Meta ka kujtuar me nderin figurën e Azem Hajdarit

“Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.

Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa”, është shprehur Meta

Të ngjashme