Kryefjala Logo

21 vjecari që dje vrau efektivin, disa vite më parë përdhunoi të dashurën. Kronologjia e një krimineli

29 Shtator, 2021 | 10:41 am

Vrasja e nën-komisar Saimir Hoxhës ditën e djeshme është shembulli më i qartë i mos funksionimit të ligjit ose të tolerimit që gjykatat shqiptare bëjnë kundrejt personave që kryejnë krime të përsëritura. Ligji dhe zbatimi i tij është mjeti i cili supozohet të shërbejë për edukimin e elementëve kriminal që i bëjnë dëm vetes dhe shoqërisë si dhe për të dhënë shembull. Por në rastin kur dikush “ia hedh paq” në mënyrë të përsëritur atëherë ky person nuk i frikësohet më askujt madje as shtetit.

Kronologjia e krimeve të Aldi Ramës

2016 – u përfol në media se në këtë vit Aldi Rama është ndaluar nga uniformat blu pas mbajtjes së lëndëve narkotike dhe shitjes së tyre. Në atë kohë për shkak se ishte minoren gjykatat nuk e dënuan.

2018- u ndalua dhe u arrestua nga policia pasi mori me dhunë telefonin e të dashurës duke e përdorur si mjet presioni për të kryer marrëdhënie seksuale në prani të dy shokëve të tij. Ai ndërkohë që kryente marrëdhënie u tha se ka goditur duke rrahur të dashurën dhe vetëm ndërhyrja e shokëve e bëri të mundur parandalimin e një ngjarje më të rëndë. Gjykata e Lezhës e dënoi me 3.4 vite burgim Aldi Ramën dhe më pas ndryshoi vendimin në shërbim prove kur i kishin mbetur më shumë se 2 vite burgim.

2020- Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta

2021- Aldi Rama qëllon efektivin Saimir Hoxha në një postobllok gjatë një operacioni policer.

Kur analizojmë vitet e krimeve të kryera, evidentohet një rëndim i pasojave, duke nisur që nga droga, përdhunimi dhe rrahja si dhe përfundimi në vrasjen e nën-komisarit. Paralajmërimet e njëpasnjëshme nuk mjaftuan për gjykatat shqiptare apo për organet ligjzbatuese të merrnin masa që në atë zonë qarkullojnë elementë të rrezikshëm për jetën e efektivëve në rast aksionesh policore.

Mbrëmjen e djeshme gazetari investigatv Spartak Koka dha këto informacione të detajuara:

“Është një vendim i Gjykatës së Lezhës, kur në 2018, Aldi Rama i ka vjedhur, grabitur të dashurës së tij A.S. telefonin iPhone 7 dhe është larguar dhe të nesërmen i ka thënë që dhe të vish ta marrësh te shtëpia ku banonte te gjyshi, i ka thënë duhet të më japësh 50 Euro. Sapo ka vajtur vajza e ka goditur, e ka futur me zor në taksi bashkë me 2 shokë dhe e ka çuar në periferi të Lezhës në një banesë. E ka detyruar të konsumojë kanabis sativa dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj dhe e ka shantazhuar se do t’i publikonte fotot në rrjetet sociale. Në shtëpinë ku banonte me gjyshin pranë sobës së druve policia konstatoi një qese me 14 gram kanabis. Gjykata e ka dënuar vetëm për vjedhje dhe për kultivim të lëndëve narkotike me 3.4 vite burg. Është pezulluar ekzekutimi i dënimit për pjesën e mbetur dhe e ka vendosur në shërbim prove”, tha gazetari Spartak Koka

Të ngjashme