Kryefjala Logo

20 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Presidenti Meta mesazhe nderimi ndaj viktimave

11 Shtator, 2021 | 10:40 am

Kanë kaluar 20 vjet që nga dita kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u “gjunjëzuan” terrorizmit, ndryshe quhet si dita kur “bota ndryshoj përgjithmonë. 11 shtator 2001 sistemi amerikan i sigurisë përjetoj një nga periudhat më të vështira teksa sulme terroriste të koordinuara goditën zemrën e Neë York-ut në “Dy Kullat Binjake” ose të quajtura ndryshe “Qëndrat Botërore të Tregtisë”, si dhe godinën e Pentagonit.

Rreth 3000 amerikan humbën jetën atë ditë, përfshirë këtu dhe disa shqiptarë të cilët dhe punonin në të dyja kullat. Ngjarja pasoi në një nga luftrat më të gjata të SHBA, që përfundoj vetëm gushtin e këtij viti me operacionet e evakuimit nga Kabuli i Afganistanit.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar sulmet terroriste duke theksuar se midis dy vendeve bashkimin në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracise

“Në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nderojmë kujtimin e paharruar të jetëve të humbura dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe popullin amerikan!

Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, në të mirë të interesit të përbashkët të popujve tanë miq.

Të vendosur, si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen dhe stabilitetin, kudo në botë.

Mirënjohje për sakrificat e të gjithë ushtarakëve tanë dhe personelit mbështetës, që kanë sakrifikuar gjatë këtyre dy dekadave në vijën e parë kundër terrorizmit!

I përjetshëm kujtimi i Kapiten Feti Voglit!” shkruan Meta në postimin e saj” është shprehur Ilir Meta.

Të ngjashme