Kryefjala Logo

17 vjeçarja shqiptare denoncon: “Më droguan dhe pëdhúnuan për 5 orë në breg të lumit 7 persona”

27 Shtator, 2021 | 4:47 pm

Një rrëfim tronditës vjen nga emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel. Një 17-vjeçare e përdhunuar është përdhunuat në mënyrë të përsëritur nga një grup meshkujsh.

Ajo rrëfen se pasi është përdhunuat në fillim personat përfunduan në burg por sot shumica e tyre janë liruar dhe se brenda në qeli kanë mbetur vetëm 2 .

Pas daljes nga burgu, ata e kanë përndjekur atë madje duke e rrëmbyer, droguar dhe përdhunuar sërish në një breg lumi diku në Tiranë për 6 orë me rradhë teksa

Emrat qe bejne pjese ky grup perdhunuesish jane te njohur per policine por vajza përmend vetem nje prej tyre qe quhet Edison Çangu.

Ne ishim në mbrojtje deri në momentin që abuzuesit dolën nga burgu. Më dërgonin mesazhe ose na dilnin në rrugë. 2 prej grupit janë akoma në burg dhe kërkonin që të shkoja të tërhiqja padinë. Kanë shkuar dhe më tej kërcënimeve.

Kur po kthehesha nga shkolla më rrëmbyen. Kanë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë në burg për këtë çështje, personin tjetër nuk e njihja. Na kanë futur në makinë dhe më kanë çuar në një lum në Tiranë. Ishte në breg të lumit, ku më kanë përdhunuar 2 persona. Qëndrova e rrëmbyer për 5 ose 6 orë.

Më kanë dhënë lëndë narkotike. Gjatë përdhunimit, kanë qenë në video kamerë me familjen time. Në xhep kishin në pistoletë dhe talleshin duke thënë se “është dita jote e fundit.” Ata thanë se do më merrnin me motrat për të na futur në rrugën e prostitucionit ndërsa mamin babin e vëllain do t’i vrisnin.

Njëri është Edison Cangu. E kam bërë denoncimin në polici dhe më kanë thënë që kam problem mendore, duhet të shkoja te psikiatri. Më thanë të largohesha nga Shqipëria nëse kisha kërcënime”, tha vajza.

Të ngjashme