Lajme
Aksident i rëndë tek Diga e Liqenit në Tiranë, humb jetën studenti i Akademisë të Sigurisë
8 Nëntor, 2023 | 4:09 pm

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme pranë Digës së Liqenit në Tiranë. Sikurse duket në pamjet e siguruara nga mediat një makinë është përmbysur në rrugë, teksa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që kryen edhe rrethimin e perimetrit të sigurisë.
Nga autoritetet është publikuar edhe informacioni paraprak, ku bëhet me dije se aksidenti fatkeqësisht ka pasur viktima.
“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- shkruhet në njoftim.