Kryefjala Logo

Aksident i rëndë në Venecia, humbin jetën tre të rinj mes tyre dy shqiptarë

2 muaj më parë

Detaje të reja nga aksidenti në Venecia ku dy nga viktimat e tragjedisë rrugore që ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes në provincën e Venecias në Itali, janë shtetas shqiptarë.

Forcat zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin nga lumi ku përfundoi pasi doli nga rruga, makinën “BMW Seria 3” me të cilën udhëtonin 3 të rinj.

Polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit Reghena edhe trupat e viktimave, dy djem me origjinë shqiptare dhe një vajzë italiane.

Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.

Altin Hoti ishte drejtuesi i mjetit. Familja e të riut është tronditur nga humbja e tij, pasi në një aksident rrugor po në Portogruaro humbën në maj të këtij viti djalin e vogël, 19-vjeçarin Admir Hoti.

Egli Gjeci kishte shumë pasion për futbollin dhe kishte ndjekur institutin profesional D’Alessi në qytetin, ku edhe humbi jetën.

Kërkimet e zjarrfikësve në lumë vazhduan disa orë pasi dyshohej se në makinë ishte një djalë i katërt, por kërkimet rezultuan negative.

Sipas disa dëshmitarëve, makina në të cilën po udhëtonin të rinjtë shkoi drejt në një kthesë, duke kaluar përtej një bordurë përpara se të përfundonte e fundosur në lumë.

Prokurori i çështjes ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së drejtuesit të mjetit për të kuptuar gjendjen psikofizike në të cilën ka drejtuar para tragjedisë.

EE817EFF 18B8 4C5A AA1B AA841FCF5B64

Të ngjashme