Aksident i rëndë në Lushnjë, ndërron jetë një person

2 vite më parë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku kanë humbur jetën drejtuesi i një automjeti dhe pasagjeri që udhëtonte me të.

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”,  automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të ngjashme