Lajme
Aksident i rende ne Fier, humb jeten 30 vjecari drejtuesi i mjetit
27 Janar, 2021 | 10:40 am
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Portëz” në Fier, ku nga përplasja e një Benzi me një kamion ka gjetur vdekjen drejtuesi 30 vjeçr i Benzit.
Policia e Fierit ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Fier Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.