Kryefjala Logo

41 vjeçarja shtatzënë në Greqi, u vra nga burri dhe shoku i tij për 80 Euro

9 Janar, 2024 | 12:31 pm

Media greke Prothema.gr ka zbuluar detaje të reja shokuese nga vrasja e 41 vjeçares nga i dashuri i saj së bashku me mikun e tij natën e ndërrimit të viteve.

Dy burrat i kanë zënë pritë Gjeorgjias kur ajo hyri në shtëpinë e partnerit të saj 39 vjeçar në Selanik rreth orës 23:00 natën e Vitit të Ri.

I pari që e ka sulmuar 41 vjeçaren ka qenë miku i partnerit të saj i cili e ka kërcënuar me thikë ndërsa partneri i saj i ka vendosur prangat dhe shirit në gojë.

Por më e tmerrshmja nuk kishte mbaruar për Gjeorgjian pasi ka vazhduar dhe në dhomën e gjumit të shtëpisë ku dy burrat e kanë goditur disa herë më thikë majtas dhe djathtas në qafë, duke bërë që ajo të jap frymën e fundit.

Lëvizja tjetër dhe me sa duket e planifikuar paraprakisht  e dy autorëve ishte të merrnin një bagazh, të vendosnin trupin e pajetë të Gjeorgjias brenda dhe në fund ta transportonin atë në një zonë të shkretë të Halkidikit.

Informacionet nga burime policore greke mësojnë se në fund, pasi kanë braktisur bagazhin me trupin e 41-vjeçares, 39-vjeçari dhe 34-vjeçari janë kthyer në banesën ku e kishin vrarë dhe tentuan të fshehin gjurmët e tyre, madje duke ndryshuar dyshekun e krevatit.

Bëhet e ditur se dy autorët pasi vranë 41-vjeçaren shtatzënë, i kanë zhvatur viktimës dhe shumën prej 80 eurosh. 41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Që në momentin e parë partneri i saj u përpoq të largonte çdo dyshim duke pretenduar se 41-vjeçarja i kishte lënë një mesazh para se ajo të zhdukej.

Madje, ai vetë ka pohuar se ka bashkëpunuar me hetimet e autoriteteve dhe në çdo rast ka theksuar se nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë rast.

Autoritetet tashmë i kishin konfiskuar dhe po kontrollonin celularin e burrit, Akisit, ndërsa duke zbuluar edhe detaje për dhunë fizike në të shkuarën

Të ngjashme