Lajme
35-vjeçari pëson trombozë pasi u vaksinua me AstraZeneca
16 Maj, 2021 | 1:25 pm
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Heraklionit në Greqi, Geroge Chalkiadakis njoftoi se një 35-vjeçar pasi mori dozën e vaksinës AstraZeneca, pësoi trombozë.
Chalkiadakis po ashtu bëri me dije se, 35-vjeçari iu nënshtrua menjëherë një operacioni të dytë.
Ai gjithashtu tregoi se ndërsa po bënte ekzaminimet, pacienti kishte shfaqur simptoma shqetësuese, ndërsa më pas pësoi trombozë.