Lajme
22 vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit në Vlorë!
4 Nëntor, 2023 | 1:01 pm
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen ‘24 Maji’ në Vlorë hu ka humbur jetën një 22-vjeçare.
E reja e identifikuar si Vivje Lamaj dyshohet se është rrëzuar nga kati i 5-të i një pallati në rrethana ende të paqarta.
Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Paraprakisht dyshohet se ishte në kushtet e depresionit. Policia në vendngjarje ka vendosur shiritin rrethues.