Kryefjala Logo

21 tërmete në Japoni, vendi në alarm për cunam

1 Janar, 2024 | 5:00 pm

21 tërmete me magnitudë 4.0 ose më të fortë goditën Japoninë qendrore në pak më shumë se 90 minuta të hënën, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze.

Japonia u ka kërkuar banorëve që të evakuohen menjëherë pas një tërmeti me magnitudë 7.6 ballë që goditi rajonin qendror.

Alarmi për cunami u lëshua për zonën bregdetare Noto në Ishikawa, duke paralajmëruar për valë deri në 5 metra.

Disa raporte të mediave lokale thanë se kjo ishte hera e parë që lëshohej një “paralajmërim i madh për cunami” që nga viti 2011, kur një tërmet i fuqishëm shkaktoi valë deri në 40 metra të larta.

Të ngjashme