Lajme
14 vjeçarja në Divjakë martohet me 34 vjeçarin! Arrestohet dhëndri
11 Janar, 2024 | 4:31 pm
Eranit Arapi 34 vjeç nga fshati Kryekuq i Divjakës është ndaluar pasditen e djeshme nga policia. 34 vjeçari jetonte me një 14 vjeçare prej marsit të vitit të shkuar, madje kishte bërë edhe dasmë.
Prinderit e vajzës nuk kanë dashur që kjo lidhje të vazhdojë. Kanë qënë prindërit e vajzës dhe që kanë shkuar për ta marrë dhe vajza nuk ka dashur.
Sipas prindërve të Arianitit nusja ka jetuar prej 15 marsit dhe dje e kanë marrë policia bashkë me djalin.
Bukurie dhe Agim Arapi tregojnë historinë e ndaluar të dashurisë për dy të rinjtë me diferencë prej 20 vjetësh, por që sipas tyre jetonin të lumtur, madje dasma është bërë në 29 gusht.
Nga ana tjetër, prindërit e 34-vjeçarit thonë se ata nuk e dinin moshën e nuses minorene dhe se e reja ka këmbëngulur të vazhdonte lidhjen për shkak të dashurisë.
Dëshmia e prindërve të djalit
“Kur kam qenë në Greqi, kam një gocë që është e sëmurë në Greqi, kam lënë djalin këtu. Kur ishim në Greqi, morëm vesh që djali kishte rrëmbyer një vajzë. Ajo i thoshte djalit hajde më merr. Nuk i tregon çunit të vërtetën se sa vjet është. Kur vijmë këtu, shkojmë tek prindërit e saj dhe na thonë që djalin do ta vrasim. Unë i thashë një dritë të syve kam, nuk e vrisni dot”, u shpreh nëna e djalit.
E pyetur se ku është njohur djali i saj me vajzën, nëna tha se kur shkonte tek fshati që kishte gocën tjetër të martuar, e kishte parë.
“Ai kalonte dhe ajo i kishte sytë tek çuni dhe u njohën në rrjetet sociale. Kur u kthyem nga Greqia dhe shkuam tek shtëpia e tyre, pamë që ishin të gjithë xhaxhallarët edhe këta. I thashë biri i nënës mos bëjnë ndonjë sherr? Mami duro më tha çuni. Kur vajtëm aty thanë e di çfarë do i bënim? Ne çunin tuaj do e vrisnin, do e thernim. Goca tha unë dua, djali po ashtu dhe ikëm. Pas dy tre ditësh i thanë gocës hajde tek shtëpia, djalit tim i thanë ti mos hajde. Gocës i thoshin shpesh mos rri aty, hajde rri këtu. Para 10 muajsh ne i bëmë dasmën, ata nuk donin. Me frikë e bëmë dasmën se thamë mos na vijnë me kallash. Vjen policia e Divjakës, i kishin thënë që ne nusen e mbajmë mbyllur. Erdhën dje prindërit e nuses e i thanë që do e marrin, nusja nuk pranoi”, u shpreh ajo.