Tv Klan largon Arjan Çanin për Luana Vjollcën. Ku do ta shohim në shtator “Zonën e lirë”?!

2 muaj më parë

“Mirëmbrëma tokësorë”… këtë shprehje të Arjan Çanit nuk do ta dëgjoni më në Tv Klan, pasi mesa duket gjërat kanë ndryshuar. Gazetarin e njohur dhe programin “Zonë e Lirë” nuk do ta kemi më në Tv Klan por Kryefjala.com (si gjithnjë dmth që lajmi kalon tek ne më parë) ka mësuar që Çanin do ta shohim në Abc. Burime pranë Abc kanë thënë për Kryefjala.com se emisioni i Çanit do të jetë dy herë në javë në këtë sezon të ri, për shkak se ky do të jetë një vit zgjedhor dhe emisionin ka menduar ta shtri në një hark kohor më të gjatë.

Po hapësirën e së premtes në Tv Klan kush do ta marrë?! Hmmm ju kujtohet ajo shprehja që Luana tha para ca ditësh “Mos i qani hallin kalorësit që i varen këmbët”, e pra Luana do të jetë ajo që do të ketë hapësirën e ditës së premte në Tv Klan. Nuk dihet ende se cili do të jetë formati që ajo ka menduar, por mesa duket këtë sezon të ri moderatoren simpatike do ta shihni në Tv Klan.

Vjollcat do të pushtojnë fundjavën e TvKlan.

Të ngjashme