Kryefjala Logo

Tërhiqet Holta Dulaku nga juria e “Dancing With the Stars” dhe vjen Armand Peza

22 Shtator, 2022 | 8:51 am

Juria e “Dancing with the Stars” tashmë është plotësuar. Kledi Kadiu, Valbona Selimllari, Dalina Buzi dhe Kryefjala.com ka mësuar se kësaj tresheje do t’i bashkohet edhe Armand Peza. Ish-opinionisti i parë i Big Brother 1 është i njohur për komentet e tij pikante që besojmë se nuk do të kursehet edhe me konkurrentët e Dancing.

Pak kohë më parë u përfol në media që ish producentja e “Dancing with the Stars”, Holta Dulaku do të ishte pjesë e jurisë, por mesa duket Dulaku është tërhequr dhe vendin e saj do ta zë, Mand Peza.

Holta Dulaku e ka realizuar për 7 vite “Dancing with the Stars” në Shqipëri dhe personazhet më në zë të showbizit shqiptarë e kanë fituar këtë kompeticion kërcimi si Elvana Gjata, Enver Petrovci, Oni Pustina, Tuna, Lori Hoxha, Soni Malaj dhe Dorina Mema.

Të ngjashme