TCH largon Olsa Muhametin nga Përputhen. Në shtator producente emisionit Lori Hoxha dhe prezantuese Ori Nebiaj

2 muaj më parë

Pas ardhjes në drejtimin e Top Channel nga vetë trashëgimtaret Hoxha ka patur shumë ndryshime në programe por edhe në staf. Por nga burime brenda televizionit mësojmë se të tjera ndryshime priten në sezonin e ri.

Bëhet fjalë edhe për “Përputhen”, të cilën Olsa Muhameti e nisi si rubrikë në “E diell” dhe e kthehu në emision. Por edicioni i dytë dhe i tretë janë diskutuar publikisht si rënie niveli dhe përfshirje personazhesh që dëmtuan etikën e një televizioni kombëtar flamurtar i programeve elitare që krijuan standarte në mbarë trojet shqiptare në mediat elektronike.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se vetë Top Channel po rinovon formatin duke larguar Olsa Muhametin dhe produksionin po e merr në dorë Lori Hoxha. Tani ka shume shanse që emisioni ti ngjasojë formatit origjinal “Uomini e Donne” duke ditur dhembsurinë dhe përkushtimin që Lori do derdhë në një prodhim të shtëpisë së saj. Të njëjtat burime për

Kryefjala.com zbulojnë se Lori Hoxha do të vijë si producente dhe në vënd të Bora Zemanit do të vijë Ori Nebiaj.

Ori Nebiaj me përvojë jo vetëm në moderim por edhe gazetari pritet të jete një aset dhe referim për një rritje standarti të një programi që degradoi në reality show me sharje ofendime dhe rrahje mes konkurrentësh. Por edhe ofendime te konkurrenteve ndaj opinionisteve të emisionit.

Ndryshime të mëdha do të ndodhin, kështu që le të bëhemi gati me telekomandë në dorë!

Të ngjashme