Kryefjala Logo

Pas debateve, Artjola Toska dhe Valbona Mema bëhen bashkë në “Zemer Luana”?

31 Dhjetor, 2022 | 12:48 pm

Dy këngëtaret e muzikës popullore Artjola Toska dhe Valbona Mema prej kohësh kanë prishur marrëdhënien e tyre, madje nuk munguan as debatet në media ku Valbona asokohe shprehej se Artjola i kishte marrë bukën e fēmijëve.

Por burime pranë TV Klan kanë zbuluar për Kryefjala.com se Artjola dhe Valbona janë këngëtaret e “Zemër Luana” për 1 janar dhe janë parë në regjistrimet e spektaklit.

Nuk dihet ende nëse dyshja janë takuar dhe kanë sheshuar pakënaqësitë me njëra tjetrën. Gjithësesi mbetet ta shohim nesër mbrëma!

Të ngjashme