Kryefjala Logo

Panik e lot në anije, flet për herë të parë Kiara Tito: Desh u përmbytëm!

11 Gusht, 2022 | 7:51 pm

Pak ditë më parë moderatorja Kiara Tito ka publikuar në Tik Tok një video teksa udhëtonte me një anije në det dhe kishte shpërthyer në lot, pasi e kishte kapur paniku. Madje ajo shprehej se për të anija do të ishte gjithmonë JO!

Nisur nga kjo, Kryefjala.com ka kontaktuar me Kiara Titon, e cila ka treguar si ndodhi:
“ Lavdi zotit jam mirë. Më kaloi tani. Ishte shumë e tmerrshme sepse ishte deti 6 ball dhe anija gati sa s’po permbytej. Kishte njerëz që qanin dhe shkaktuan panik. Jo nuk do hypja më kurrë në asnjë mjet ujor”- ka thënë Kiara.

Urojmë që çdo gjë ka shkuar mirë ndonse ka qenë një moment mjaft kritik, që paska tensionuar pushimet e Kiarës.

Të ngjashme