Ekskluzive
Një këngë dedikim, Luana Vjollca është sërish beqare?
7 Gusht, 2024 | 2:53 pm
Luana Vjollca është një ndër personazhet që ngjall kureshtje tek publiku me projektet e saj dhe me çdo publikim në rrjetet sociale e jo vetëm. Së fundmi nëpërmjet postimeve në Instagram ka treguar se është duke punuar për këngën e saj të re, e cila pritet të dalë këto ditë, por postimet e fundit na futën në dyshime.
Në një foto të saj, ajo shkruan: “Si thuhet kur kënga e re është dedikim, pa e thënë që është dedikim?”- kaq mjaftoi për të ngritur dyshimet, por sigurisht që Luana nuk e la me kaq, pasi një tjetër postim ishte: “Ok, jo çdo fjalë por esenca”.
E në këtë mori dyshimesh, burime te afërta pranë autores dhe moderatores kanë zbuluar për Kryefjala.com se kënga që pritet të publikohet nga Luana është një këngë ndarje. Duke qenë se Luana ka publikuar storyn ku tregon se kënga është dedikim, thuhet nga po të njëjtat burime që Luana Vjollca është sërish single, ama siç ajo vetë e bën të qartë, historia që flitet në këngë, përmban esencën e historisë të saj personale, por jo arsyen e vërtetë. Pra siç ne e kuptojmë Luana ka nënkuptuar në këngë që është ndarë por jo për arsyen që do jepet në këngën që pritet të lançohet së shpejti.
Luana gjithmonë ka qenë shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe ka dashur që ta mbajë larg vëmendjes mediatike, edhe këtë herë ka preferuar të mos shprehet shumë, ama ndryshe nga zakonisht duket se ka treguar një fakt për çështjet e zemrës dhe jetën e saj personale…