Ekskluzive
Luana Vjollca gati për projektin e ri por jashtë Top-Channel
17 Mars, 2022 | 7:04 pm
Që prej janarit të vitit 2021, Luana Vjollca ka qëndruar larg ekranit. Pas përfundimit të edicionit të katërt të “Shiko Kush Luan”, moderatorja e njohur shqiptare nuk u pa më nën logon e Top-Channel edhe pse u përfol që do ta drejtonte ajo Big Brother Vip.
Megjithatë ngjarjet rrodhën ndryshe dhe Luana bëri një pauzë nga ekrani (por jo nga projektet e tjera të Instagramit).
Por burime për Kryefjala.al bëjnë me dije se moderatoren e njohur do ta shohim në programin “Piranjat” që pritet të nisë së shpejti në Abc. Thuhet gjithashtu se Luana do ta ndajë këtë eksperiencë me gazetarin, Berat Buzhala.
Suksese Lui!