Kryefjala Logo

Koreografi i njohur që flitet se do të hyjë në “Big Brother VIP Albania 2”…

1 Dhjetor, 2022 | 8:05 pm

Hey ja ku jemi përsëri me lajme të reja dhe të bukura. Këtë radhë do të flasim për Big Brother Albania 2 që pritet të nisë së shpejti në Top-Channel.

Puna për këtë reality show ka nisur, ashtu si dhe puna jonë për t’ju treguar se cilët do të jenë personazhet që do të bëhen pjesë e këtij Big Brother 2.

Ju kemi zbuluar pak ditë më parë emrin e moderatores, Kiara Tito dhe të blogeres Jori Delli por sot kemi gati emrin e një djali.
Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se një nga meshkujt e parë që po përflitet është, Albi Nako.

Koreografi i mirënjohur thuhet se do të jetë një nga personazhet publikë që pritet ti bashkohet shtëpisë më të famshme të shqiptarëve.

Vitet e fundit Albi ka qenë pjesë e programeve të baletit në rolin e anëtarit të jurisë (në “Just Dance” në Top-Channel), por edhe si autor i programit të baletit “T’ka mami yll”.

Këtë herë do të kemi mundësi ta njohim më shumë koreografin e nëpërmjet Big Brother, pasi siç e dini Albi njihet dhe për batutat dhe ironitë e tij, kështu që do të jetë një personazh i fortë i këtij formati.

5D0989CF 656C 49D9 A5DF E68552CF81A5

Të ngjashme