Kryefjala Logo

Kledi Kadiu magjeps skenën e “Dancing with the Stars”

2 Dhjetor, 2022 | 7:46 pm

Mbrëmjen e sotme balerini i njohur dhe së fundmi kryetar i jurisë “Dancing with the Stars” ka vendosur të bëjë një surprizë.

Ndonse kryetar jurie ai deri më sot nuk ka kërcyer në atë skenë, por ka vendosur të sjellë diçka ndryshe. Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se sonte Kledi Kadiu ka përgatitur një performancë me koreografi të tijën e trupin e baletit.

Të njëjtat burime tregojnë se Kledi do kërcejë balet kontemporan me një temë të ndjeshme, sic është ajo e emigrimit. Rikujtojme se Kledi ka emigruar shumë vite më parë drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Por sonte të gjithë vuajtjen e emigrimit duket se ka vendosur ta kthejë në copëza arti.

Të ngjashme