Kryefjala Logo

(Ekskluzive) Në tetor Flori Gjinin do ta shihni në këtë televizion

27 Shtator, 2022 | 5:03 pm

Pas shkëputjes nga Top-Channel një rrugëtim i ri fillon për moderatorin, Flori Gjini. Pak ditë më parë Kryefjala.com ju bëri me dije se moderatori i njohur do të largohej përfundimisht nga Top-Channel dhe kështu ndodhi.

Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se ai është parë në ambientet e Euronews dhe së fillim të tetorit atë do ta shohim në një nga programet e këtij televizioni.Nuk dihet ende tipi i programit që Flori do të drejtojë (madje nuk kemi ende një reagim zyrtar të tij), por që në karrierën e tij po hapet një tjetër kapitull kjo është pak por e sigurt.

Prej 5 vitesh ai ishte pjesë e Top-Channel ku ka drejtuar disa nga programet më të rëndësishëm të këtij televizioni.
Suksese Flori!

Të ngjashme