Kryefjala Logo

(Ekskluzive) Flori Gjini braktis Top-Channel!

22 Shtator, 2022 | 1:12 pm

Në mes të sezonit televiziv moderatori Flori Gjini ka vendosur të heq dorë nga ekrani i Top-Channel. Mungesa e tij u vu re sot gjatë emisionit “Shqipëria Live”, por nga ana tjetër burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se moderatori ka qenë këto kohë në negociata të vazhdueshme me drejtuesit e Top-it, me të cilët duket se nuk ka rënë dakort.
Përshtypje të bën edhe ky postim që Flori ka bërë dje në Instagram ku shkruan, “Ditë të egra por i qetë. E vërteta nuk negociohet”. Gjini ka munguar gjithashtu edhe në festën private të Top-Channel, (e cila zhvillohet çdo vit me moderatorët e Top-it).

52436F28 BD7C 4C44 925F 67A66DC7AB83

Flori Gjini është një produkt i Top Channel, pasi për herë të parë është shfaqur në ekran pesë vite më parë në programin “Pushime On Top”, pas disa eksperiencave radiofonike. Karriera e tij në Top Channel vijoi më pas me programin “E diell” dhe pasoi me spektaklin prime time “The voice kids”.

98AB011A D1D1 4165 A201 FB0E98F6E734
Prej tre vitesh Flori Gjinin e kemi parë të angazhuar me programin e përditshëm “Shqipëria Live” që mesa duket dje ishte dita e tij e fundit…

Se si do të vazhdojë rrugëtimi i tij televiziv, kjo mbetet për t’u parë pasi nuk kemi ende një reagim nga moderatori edhe pse u përpoqëm të kontaktonim me të…

Të ngjashme