Kryefjala Logo

(Ekskluzive) Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj së shpejti prindër!

5 Maj, 2022 | 12:48 pm

Pak ditë më parë Greta Koçi ka publikuar këngën “Motra” ku shfaqet krahë Eni Koçit, gjithashtu ka qenë vërdallë nëpër portale prej videove mjaft gazmore me të ëmën, Afërditën.

Por ne kemi një të re: Afërdita do të bëhet gjyshe! Por jo nga Greta ama. Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Eni Koçi është në një pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të parë.

Prej vitesh Eni është në një lidhje të konsoliduar me këngëtarin nga Kosova, Genc Prelvukaj, e tashmë dashuria e tyre do të vuloset me një fëmijë!

Çfarë gëzimi! Urime Eni, Genci e sigurisht gjyshja më “in” Afërdita!

Të ngjashme