Kryefjala Logo

Aktori i njohur pjesë e “Dancing with the Stars”

15 Shtator, 2022 | 8:51 am

Pas Salsano Rapit një tjetër aktor i njohur do të bëhet pjesë e kastit të programit të kërcimit, “Dancing with the Stars”. Kryefjala.com ka mësuar se do të jetë aktori, Gent Hazizi një nga “yjet” që do të kërcejë në këtë show televiziv që pritet të nisë në Top-Channel.
Aktori Gent Hazizi po rikthehet në Top-Channel, pas 5 vitesh. Ai ka qenë një kapitenët e sezonit të parë të programit “Shiko Kush Luan” dhe si kundërshtar kishte Ed Manushin.

Hazizi që e ka shumë të fortë sensin e garës do të jetë në konkurrencë me Sara Hoxhën, Alban Nimanin, Ardit Çunin, Isli Islamin, Deborah Keçin, Megi dhe Pojanin.

01A4A6C8 65F8 4F07 89E2 9B0C64632005

Të ngjashme